Lista Serbe lëshon sallën e Kuvendit të Kosovës

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq i kërkoi kryeministrit Albin Kurtit që të ndryshojë vendimin dhe të lejojë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.
Ai ka thënë se nuk do të vazhdojnë të jenë pjesë e seancës, ndërsa tha se Kurti nuk duhet të veprojë kundër serbëve.
Listës Serbe pas kësaj lëshoi sallën e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.
78 deputetë po diskutojnë një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.
Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar mbajtjen e këtij referendumi në territorin e Kosovës duke e quajtur shkelje të rendit kushtetues të Kosovës./21Media

Back to top button