Lista Serbe për serbët e Kosovës që morën pjesë në trazirat e Beogradit: Ata nuk i përfaqësojnë askënd

Djathtistët serbë janë mbledhur në Beograd më 15 shkurt për të protestuar kundër autoriteteve serbe dhe dialogut me Kosovën, që zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Ndërkaq Lista Serbe është distancuar nga serbët e Kosovës që morën pjesë në këtë protestë
Sipas Listës Serbe 14 përfaqësuesit të serbëve të Kosovës që udhëtuan në Beograd në atë tubim janë të vetëshpallur dhe nuk i përfaqësojnë ata.
“Lista Serbe me mbi 90 % të serbëve që votojnë për ne, i japin mbështetje të plotë presidentit Aleksandar Vuciq që të vazhdojë përpjekjen për paqe dhe mbijetesë të popullit serb në Kosovë dhe forcimin e Serbisë në rrafshin ekonomik, ndërkombëtar, politik, ushtarak dhe në secilin aspekt tjetër pa marrë parasysh rrenat dhe ofendimet e të vetshpallurve liderë, politikanë të shpikur, kuazi patriotë e mashtrues të dëshmuar që i mbështetë opozita në Beograd” shkruhet në komunikatën e Listës Serbe.
Në këtë protestë, të organizuar nga organizata e ekstremit të djathtë, “Patrulla e Popullit”, u panë edhe simbolet e grupit mercenar rus, Wagner. Po ashtu, protestuesit kanë brohoritur mesazhe ofenduese ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq./21Media

Back to top button