Lista Serbe thonë se s’marrin pjesë në zgjedhje derisa të bëhet Asociacioni

Lista Serbe ka njoftuar se nuk do të marrn pjesë në zgjedhjet e parakohshme në komunat ky kryetarët nga kjo parti dhanë dorëheqje. Siç bëhet e ditur në njoftimin për media nga kjo parti ata një gjë të tillë ia thanë edhe ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarët e kësaj partie, Dalibor Jevtiq dhe Igor Simiru takuan me ambasadorin Hovenier dhe mëpas njoftuan se s’do të marrin pjesë në zgjedhje derisa të plotësohen kërkesat e tyre. Kryesorja, ësjtë ajo për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe,

“Përfaqësuesit e Listës Serbe, qëndruan qartë se partia jonë mbetet konsistente në qëndrimin e saj se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme lokale në komunat në veri të Kosovës, derisa të plotësohen kërkesat që na bënë të largohemi nga institucionet e Kosovës, që është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe dhe tërheqja e të gjitha njësive speciale të Prishtinës nga veriu i Kosovës”, thuhet në njoftim.

23 prilli është data e caktuar për t’u mbajtur zgjedhjet në Veri, por Lista Serbe ende nuk ka aplikuar për certifikim, teksa afati është i hapur deri pasnesër.

Back to top button