KOOOSOVA në finalen e plejofit

(Lajm j përditësuar)

LIVE/ KOOOSOVA në finalen e plejofit

Kosova ka shkruar një nga faqet më të bukura të historisë së saj futbollistike, duke triumfuar me përmbysje spektakolare 4-2 ndaj Sllovakisë në Bratislavë, në një ndeshje dramatike dhe plot emocione që e dërgon në finalen e madhe të “play-off”-it për Kampionatin Botëror.

Ndeshja nisi keq për “Dardanët”, të cilët pësuan gol që në minutën e 6-të nga Martin Valjent. Megjithatë, reagimi i Kosovës ishte i menjëhershëm, me Veldin Hoxhën që barazoi shifrat në minutën e 31-të. Në fund të pjesës së parë, Lukas Haraslin riktheu epërsinë për Sllovakinë (2-1), duke i dërguar skuadrat në pushim me avantazh për vendasit.

Në pjesën e dytë, Kosova dominoi plotësisht. Fisnik Asllani barazoi rezultatin në 2-2 me një supergol, ndërsa Florent Muslija përmbysi gjithçka në minutën e 60-të për 3-2. Fitorja u vulos nga Kreshnik Hajrizi në minutën e 72-të, duke çuar shifrat në 4-2 dhe duke ndezur festën e madhe të “Dardanëve”.

Me këtë fitore, Kosova siguron finalen e “play-off”-it, ku do të përballet me Turqinë më 31 mars në stadiumin Fadil Vokrri Stadium, në një ndeshje historike që mund të përcaktojë fatin e kualifikimit në Botëror.


Kosova është me një këmbë në finalen e plejofit për Botërorin 2026.

Kreshnik Hajrizi realizoi në minutën e 72-të, ndërsa Kosova po kryeson 4:2 në Bratisllavë ndaj Sllovakisë.


Kosova barazon përmes Asllanit

Fisnik Asllani ka shënuar në minutat e parë të pjesë së dytë për të barazuar shifrat në 2-2.

Goli i tij erdhi pas një harkimi të mrekullueshëm nga Mërgim Vojvoda


Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës me 45’ minuta të zjarrta.

Ndeshja nisi keq për dardanët që pësuan gol pas vetëm gjashtë minutave me golin e realizuar nga Valjent, por kundërpërgjigjja e Kosovës erdhi në minutën 31’ përmes Veldin Hoxhës.


LIVE/ GOOOL, Kosova barazon rezultatin

Veldin Hoxha ka barazuar shifrat në Sllovaki në 1-1.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 21-të.


Kosova ka pësuar gol që në minutën e gjashtë të ndeshjes ndaj Sllovakisë.

Pas një ndërprerje, Aro Muriq u mposht.


Osmani me mesazh për Kosovën para ndeshjes me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Sllovakinë në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Para kësaj ndeshjeje historike, ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka shkruar se “Dardanët” po luftojnë për një ëndërr që bashkon gjithë vendin, rrugën drejt Kupës së Botës 2026.

“Sonte në Bratislavë, ‘Dardanët’ tanë luftojnë për një ëndërr që na bashkon të gjithëve: rrugën drejt Kupës së Botës 2026. Me zemër, me besim dhe me krenari, le të qëndrojmë pranë tyre në këtë sfidë vendimtare. Ta shkruajmë emrin e Kosovës në historinë e futbollit 🇽🇰⚽”, ka shkruar Osmani.


Kurti me mesazh mbështetjeje për Kosovën dhe Shqipërinë: Ky është shekulli i shqiptarëve në sport

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në rrjetet sociale para ndeshjeve të rëndësishme të Kosovës dhe Shqipërisë në kualifikimet për Kupën e Botës.

Kosova përballet sonte me Sllovakinë, ndërsa Shqipëria luan ndaj Polonisë, të dyja ndeshje në udhëtim.

Kurti ka shkruar se këto sfida zhvillohen “në sytë e gjithë kombit”, duke uruar kurajo dhe forcë për të dyja kombëtaret.

“Kurajo dhe forcë, me mendje dhe zemër, urojmë për fitore. Ky shekull i shqiptarëve është edhe i talentit në sport. Ëndrrat janë për guximtarët. Botërori plotësohet kur Kuqezinjtë dhe Dardanët zbresin në Amerikë. Forca, përpara e faleminderit për çdo emocion!”, ka shkruar Kurti.


Formacionet zyrtare, Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga ora 20:45 në udhëtim ndaj Sllovakisë në kuadër të gjysmëfinales së ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

‘Dardanët’ vijnë në këtë ndeshje me dy mungesa të rëndësishme siç janë ato të kapitenit Amir Rrahmani dhe mesfushorit Leon Avdullahu.

Foda i ka besuar edhe në këtë ndeshje t’i besojë rreshtimit që e solli deri në ‘play-off,’ po ashtu edhe lojtarëve që mbajtën barrën kryesore të ekipit kombëtar në kualifikuese.

Në fazën defensive nga minuta e parë aktivizohet Kreshnik Hajrizi, ndërsa në mesfushë në mungesë të Avdullahut luan Veldin Hoxha.

Formacionet zyrtare:

Sllovakia: Dubravka, Valjent, Vavro, Obert, Hancko, Bero, Lobotka, Duda, Sauer, Strelec, Haraslin.

 


Kombëtarja e Kosovës sonte nga ora 20:45 përballet me Kombëtaren e Sllovakisë, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit për Kupën e Botës.

Kosova vjen në këtë fazë pas paraqitjeve shumë të mira në grupin me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë, ku u rendit e dyta me 11 pikë.

Back to top button