Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka dalë para gjykatësit të Dhomave të Specializuara.

Kjo është seanca e parë ndaj Krasniqit, pasi të njëjtit i është konfirmuar aktakuza më 26 tetor 2020, sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara.

Më 4 nëntor, hetuesit e Speciales, në bashkëpunim me policinë e EULEX-it kanë bastisur pronat e ish-kryetarit të Kuvendit, në Prishtinë dhe fshatin e tij të lindjes, Negroc të Drenasit.

Po atë ditë, Krasniqi është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë.