Kadri Veseli, një prej figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është paraqitur në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara në Hagë. Kjo është paraqitja e parë, që prej konfirmimit të aktakuzës ndaj tij, e bërë publike javën e parë të nëntorit 2020.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës udhëtoi për në Hagë më 5 nëntor 2020, kur edhe u publikua aktakuza ndaj tij, për krime të pretenduara të luftës.

Një ditë pasi udhëtoi për në Hagë, hetuesit e Speciales në bashkëpunim me zyrtarë të EULEX-it bastisën banesën e tij Prishtinë.

Veseli, deri një javë më parë ishte numri një në PDK, prej ku dha dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij.

Kadri Veseli paraqitet për herë të parë para Dhomave të Specializuara për t’u ballafaquar me akuzat e prokurorisë për krime të pretenduara të luftës.