Në kuadër të xhiros së tretë të kampionatit anglez, sot zhvillohet derbi i madh ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenali i cili zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “Anfield Road”

Të dy skuadrat vijnë në formë optimale me nga gjashtë pikë të mbledhura nga dy ndeshjet e para dhe synojnë ta vazhdojnë ecurinë pozitive.

Jurgen Klopp ka dyshime nëse mund ta aktivizojë dyshen Alisson Becker dhe Thiago Alcantara, derisa nga ana tjetër, Arsenali e ka skuadrën e kompletuar.

Këto janë formacionet e mundshme:

Liverpool: Alisson Becker, Trent Alexander-Arnold, Fabinho, Virgil van Dijk, Andy Robertson, Jordan Henderson, Thiago, Georginio Wijnaldum, Mohamed Salah, Roberto Firmino, Sadio Mane.

Arsenal: Bernd Leno, David Luiz, Gabriel Magalhaes, Kieran Tierney, Hector Bellerin, Granit Xhaka, Dani Ceballos, Bukayo Saka, Willian, Alexandre Lacazette, Pierre-Emerick Aubameyang.