Mohamed Salah afër rikthimit në Premier League

Mohamed Salah afër rikthimit në Premier League

Mediat britanike shkruajnë se Liverpool dhe Roma janë pajtuar për çmimin e transferimit të sulmuesit, Mohamed Salah  i cili kap shifrën 40 milionë euro.

Raportohet se agjenti i Salah do të udhëtojë për në Angli për të finalizuar marrëveshjen me “Reds” të cilët sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Salah ka treguar performancë mjaft të mirë me romakët në sezonin që lamë pas, dhe transferimi i tij i mundshëm tek Liverpool do të forconte mjaft shumë repartin sulmues të skuadrës së Jurgen Klopp./21Media