Liverpool thuhet se e ka informuar Barcelonën se ata duan 15 milionë funta për mesfushorin, Georginio Wijnaldum.

Menaxheri i emëruar së fundmi i Barcelonës, Ronald Koeman, i cili drejtoi Wijnaldum kur ishte në krye të ekipit kombëtar të Holandës, është i etur për të punuar përsëri me 29-vjeçarin, transmeton rtv21.tv.

Barcelona kishte shpresuar të nënshkruante kontratë me Wijnaldum për 10 milionë, por kjo nuk përputhet me çmimin e kërkuar të Liverpool.

Wijnaldum është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe është i hapur për një transferim te Barcelona.

Barcelona tashmë ka sjellë Miralem Pjanic, por po kërkon përforcime të mëtejshme në mesfushë.

Wijnaldum u bashkua me Liverpool nga Newcastle në vitin 2016 dhe ka bërë 187 paraqitje.

Sezonin e kaluar Wijnaldum luajti një rol kryesor pasi Liverpool përfundoi pritjen e tyre të gjatë për të fituar titullin e kampionatit.

Sidoqoftë, atij ende nuk i është ofruar një marrëveshje e re dhe ekziston mundësia që ai të largohet para mbylljes së afatit kalimtar./21Media