Me fitoren 3:1 ndaj Brighton në kuadër të xhiros së 34-të të Premierligës, Liverpool ka vendosur një tjetër rekord për t’u kujtuar.

Pasi “Të Kuqtë” siguruan vendin e parë shtatë xhiro para përfundimit të sezonit, duke siguruar edhe titullin e parë pas 30 vjet pritje, ata u bënë dhe klubi i parë që arrin më së shpejti 30 fitore brenda një kampionati.

Liverpool arriti që pas 34 ndeshjeve të siguroi fitoren e 30, duke regjistruar edhe dy barazime dhe dy humbje.

Në 132 vjet histori të Premierligës, asnjë klub nuk ka arritur një gjë të tillë me një numër kaq të vogël të ndeshjeve.

Liverpool tani synon edhe një tjetër të arritur të madhe, të kalojë numrin e 100 pikëve këtë sezon.