Liverpool po përgatitë 70 milionë funte për Virgil Van Dijk

Liverpool po përgatitë 70 milionë funte për Virgil Van Dijk

Virigil Van Dijk pritet të jetë njëri nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar pasi ka zgjuar interesimin e shumë klubeve angleze.

Gjiganti anglez është gati që ta thyejë rekordin botëror të transferimeve sa i përket një mbrojtësi duke e sjellur holandezin për 70 milionë funte në ‘Anfield’.

Kujtojmë se rekordin për transferimin e një mbrojtësi e ka Manchester City i cili pagoi 47.5 milionë funte për John Stones.