Liverpooli favorit për ta transferuar Bellingham në verë

Liverpooli mbetet favoriti për ta transferuar yllin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham këtë verë, pavarësisht konkurrencës së madhe nga Manchester City dhe Real Madridi, sipas “Sky Sports Germany”.
Duke folur për “Transfer Show”, gazetari i njohur i “Sky Germany”, Florian Pletternberg tha se trajneri i Jurgen Klopp është duke insistuar vazhdimisht për ta sjellë 19 vjeçarin në Angli për ta përforcuar mesfushën e tij.
Bellingham ishte lojtar kyç për Anglinë gjatë Kupës së Botës në Katar, dhe po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme me Dortmundin në garat evropiane dhe Bundesliga, duke shënuar plot 10 gola në 23 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat.
Klopp veçse e ka bërë të ditur këtë janar se skuadra e tij do t’i nënshtrohet disa ndryshimeve të mëdha këtë verë, me Liverpoolin që e ka bërë prioritet blerjen e Bellingham.
“Ne të gjithë mendojmë se Bellingham do të largohet këtë verë, dhe se nuk ka shanse që Dortmundi ta mbajë atë. Por ai ka një kontratë pa një klauzolë lirimi, kështu që çmimi do të jetë tejet i lartë. Dortmundi dëshiron të përfitojë rreth 100-150 milionë euro nga ai këtë verë”, tha Plettenberg.
“Ka tre skuadra që garojnë për të, Real Madridi, Manchester City dhe Liverpooli. Liverpooli është njëri nga favoritët, dhe Jurgen Klopp po insiston, insiston dhe insiston për të dhe thotë se ai është synimi numër një i tij. Klopp nuk ka folur ende me Bellingham personalisht, por bisedimet janë mbajtur me Julian Ward. Tani ata duhet të punojnë se kush duhet të paguajë paratë”, shtoi më tej Plettenberg.
Klopp ka folur më parë për Bellinghamin në publik në shumë raste, dhe e ka cilësuar atë “të jashtëzakonshëm” muajin e kaluar, pas paraqitjeve të tij në Kupën e Botës me Kombëtaren e Anglisë.

Back to top button