Liverpooli ia shkakton humbjen e parë Napolit, Bayerni e mposhti Interin

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kampionëve, ku kemi disa rezultate tejet interesante si dhe kemi mësuar skuadrat të cilat kanë siguruar biletën drejt fazës së eliminatoreve.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, gjiganti anglez, Liverpool e ka mposhtur Napolin me rezultat solid 2:0.
Golat për skuadrën e Jurgen Klopp i shënuan Mohamed Salah (minuta e 85’) dhe Darwin Nunez (minuta e 90+8’).
Kjo ishte humbja e parë e Napolit në të gjitha garat në këtë sezon.
Po ashtu, fitore me rezultat të njëjtë ka regjistruar edhe Bayern Munichu, i cili e ka mposhtur në “Allianz Arena” Interin.
Golashënues te gjiganti gjerman ishin Benjamin Pavard (minuta e 32’) dhe Eric Choupo-Moting (minuta e 72’).
Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve:
Bayer Leverkusen 0:0 Club Brugge
Porto 2:1 Atletico Madrid
Bayern Munich 2:0 Inter
Liverpool 2:0 Napoli
Marseille 1:2 Tottenham
Plzen 2:4 Barcelona
Rangers 1:3 Ajax
Sporting 1:2 Eintracht Frankfurt.

Back to top button