Liverpooli do të jetë nikoqir i Atalantës në kuadër të takimit të tyre të dytë në rrethin e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Takimi i parë ishte fituar nga The Reds me rezultat të thellë 5-0, derisa sonte do të takohen nga ora 21:00 në Anfield Road.

Për këtë sfidë, LJurgen Klopp nuk mund të llogarisë në Trent Alexander-Arnold, Joe Goimez, Alex Oxlade-Chamberlain, Xherdan Shaqiri dhe Virgil van Dijk që është i lënduar, derisa në dilema janë Thiago Alcantara, Jordan Henderson, Naby Keita dhe Rhys Williams.

Në anën tjetër, Gasperini do jetë pa lojtarët si Mattia Caldara, Mario Pasalic, Malinovsky dhe Depaoli, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson; Milner, Fabinho, Matip, Robertson; Jones, Wijnaldum; Jota, Firmino, Mane; Salah

Formacioni i mundshëm i Atalantës: Gollini; Toloi, Palomino, Djimsiti; Hateboer, de Roon, Freuler, Mojica; Gomez; Zapata, Muriel.