Liverpooli mposhtet nga Atalanta
25 Nëntor 2020
Atalanta ka fituar në udhëtim te Liverpooli me rezultat 2-0 në ndeshjen e katërt të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 60-të dhe ishte Josip Ilicic, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Alejandro Gomez.
Për epërsinë 0-2 u përkujdes Robin Gosens që shënoi në minutën e 64-të pas asistimit të Hans Hatebor.
Pas kësaj fitore, Atalanta e sheh veten në pozitën e tretë me 7 pikë po aq sa ka edhe Ajaxi i dyti, ndërsa Liverpooli është lider me 9 pikë.