Liverpooli sot nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 në ballafaqim më West Bromwich Albion në xhiron e 15-të të Premier Ligës angleze.

Fillimi i ndeshjes dhe indikacione për një fitore të pa kontestuar të vendasve, por që kjo u demantua në fund të 90 minutave lojë.

Sadio Mane e kaloi skuadrën e Jurgen Klopp në epërsi pas 12 minutave lojë dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin ndërmjet dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, Liverpooli e administroi ndeshjen, por që u befasua në fund kur Ajayi barazoi rezultatin në tetë minuta para mbylljes së takimit duke ia mohuar tre pikë të reja “Të Kuqve”.