Kampioni aktual i Anglisë, Liverpooli është në bisedime të avancuara me skuadrën e Watford për talentin 22-vjeçar, Ismaila Sarr-in për një shumë rreth 32 milionë eurosh.

Sipas mediumit francez, “France Football”, pas Thiago Alcantaras dhe Diogo Jotas, Liverpooli po tenton të sigurojë shërbimet e sulmuesit Sarr. Lojtari në fjalë thuhet se është i lumtur rreth një transferimi të mundshëm te gjigandi anglez.

Po ashtu, për shërbimet e lojtarit senegalez, në garë është edhe ekipi i Aston Villës, ku bëhet e ditur se janë të gatshëm që t’i ofrojnë lojtarit një rol kyç në formacion titullar.