Klubi anglez nuk ka dashur që ta shesë mbrojtësin e krahut të majtë

Klubi anglez nuk ka dashur që ta shesë mbrojtësin e krahut të majtë

Alberto Moreno po kërkohet tash e sa kohë nga skuadra e Napolit, me kërkesë të trajnerit Maurizzio Sarri.
Napolitanët janë duke kërkuar lojtarë për përforcime dhe kësaj radhe provuan në Angli.

Sipas medieve angleze klubi italian i ka bërë ofertë prej 12.5 milionë euro, por që është refuzuar.

Në anën tjetër ‘Reds’ nuk pranojnë asnjë ofertë ndër 17 milionë euro për lojtarin që sezonin e shkuar ka luajtur shumë pak me ekipin nga Anfield.
Napoli megjithatë nuk është dorëzuar dhe do të tentojë sërish t’i bëjë një ofertë Liverpoolit./21Media