Arsenali fiton vetëm një pikë

Arsenali fiton vetëm një pikë

Liverpooli  shënoi fitore në udhëtim ndaj Crystal Palace, me rezultat 1-2. Ndeshja e zhvilluar në “Selhurst Park”, i solli Liverpoolit edhe tre pikë të vlefshme në Premier ligë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në xhiron e 13-të mes Arsenalit dhe Southamptonit, rezultati ishte i barabartë 2-2.

Në të dy ndeshjet shqiptarët që luajnë edhe në përfaqësuesen e Zvicrës, Shaqiri i Liverpoolit dhe Xhaka i Arsenalit, nuk u përfshinë as në listën rezervë.

Liverpool mban pozitën e parë në renditjen tabelore me 37 pikë, kurse Arsenali është duke kaluar formë jo të mirë, pasi është në pozitën e 8-të me vetëm 17 pikë.