Liverpooli e ka mposhtur skuadrën gjermane RB Leipzig me rezultat 2-0 edhe në ndeshjen kthyese me golat e realizuara nga Salah dhe Mane në pjesën e dytë të ndeshjes duke siguruar kështu kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 4-0.

Deri më tani në çerekfinale të Ligës së Kampionëve janë kualifikuar Porto, Dortmund, PSG dhe Liverpooli.