Mos ndiz zjarr në natyrë!

Mos ndiz zjarr në natyrë!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u ka bërë thirrje qytetarëve të Drenasit që të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura.

“Pyjet e komunës tonë, këtë vit janë duke u djegur përtej çdo parashikimi. Kërkoj nga qytetarët, udhëheqësit e fshatrave, kryefamiljarët, mësuesit, arsimtarët dhe intelektualët, si dhe të gjithë personalitetet e komunës tonë me ndikim në vendbanimet e tyre, të ndikojnë për vetëdijesimin e bashkëqytetarëve tanë, për rrezikun nga zjarret. Gjendja e pandemisë, është një fatkeqësi e cila na ka goditur, andaj nuk kemi nevojë edhe për goditjet tjera”, ka thënë Lladrovci.

Përmes një shkrimi në Facebook, Lladrovci ka falënderuar zjarrfikësit, institucionet e nivelit lokal si dhe organet e rendit për kontributin e secilit për luftimin e vatrave të zjarrit.

“Zjarrin e shkaktojnë keqbërësit. Mos u bëni keqbërës. Mos ndiz zjarr në natyrë!”, ka shkruar Lladrovci./21Media

Apel!

Ftoj qytetarët e komunës së Drenasit, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura. Pyjet e komunës tonë, këtë vit…

Posted by Ramiz Lladrovci on Sunday, 19 April 2020