Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shprehur qëndrimin e tij në raport me 100 ditët e qeverisjes Kurti.

Lladrovci në rrjetet sociale ka përmbledhur në 50 pika punët jo të mira të Qeverisjes Kurti duke përfshirë shkeljen e Kushtetutës, afërsinë me Serbinë, favorizimet gjatë pandemisë, përkeqësimi i raporteve me aleatet strategjik të Kosovës, tenderët dhe të tjera, që sipas tij janë dështimet më të mëdha të qeverisë në detyrë.

“Nëse do të isha sot deputet, do ta kisha votuar Qeverinë Kurti, për shumë arsye. Do të kisha shumë vullnet çdo seancë për ta kritikuar, për ta korrigjuar dhe për ta bindur se është lehtë të flitet për shtetin e ndërtuar, pa i dhënë rrol asnjë lloj Liste. Është lehtë të hedhësh akuza e parulla kundër shtetit që nuk ke kontribut në ndërtimin e tij, është lehtë të hedhet gaz lotsjellës, është lehtë të ndërtosh kauza- çështje është të realizohen ato kauza, është lehtë ta devijosh premtimin ende pa filluar qeverisjen, është lehtë për të sharë Republikën e Kosovës por do shumë vendosmëri për ta zhvilluar”, ka shkruar ndër të tjera  Lladrovci në Facebook. /21Media

Për t’ju përgjigjur interesimit të mediave, ky është qëndrimi im në raport me 100 ditët e qeverisjes Kurti Me shkas po…

Gepostet von Ramiz Lladrovci am Mittwoch, 13. Mai 2020