Lladrovci priti në takim përfaqësuesin e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë

Qëllimi i këtij takimi ishte për të adresuar shqetësimet në lidhje me plasaritjet që kanë ndodhur në objektin e komunës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me Drejtorin për Infrastrukturë Lokale, Endrit Gllareva dhe zyrtarët tjerë komunal, pas një letre dërguar Komisionit Evropian (EU) kanë pritur në takim përfaqësuesin e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Luc Faber dhe ekspertin e jashtëm, Fatos Tahiri. Qëllimi i këtij takimi ishte për të adresuar shqetësimet në lidhje me plasaritjet që kanë ndodhur në objektin e komunës, projekt ky i financuar nga Komisioni Evropian.

Lladrovci gjatë takimit i njoftoi për gjendjen në objektin aktual të komunës dhe plasaritjet që kanë ndodhur në muret dhe dyshemenë e objektit. Lladrovci kërkoi të kemi një raport në lidhje me stabilitetin e objektit dhe të vërtetohet se a janë plasaritjet vetëm sipërfaqësore apo edhe në strukturë.

Mbikëqyrësi i projektit Faber me ekspertin e angazhuar Tahiri dhe bashkë me stafin komunal, kontrolluan gjendjen e objektit për shqetësimet e paraqitura nga ana e Kryetarit Lladrovci dhe incizuan gjendjen ekzistuese të objektit. Ai gjatë takimit konfirmoi se do të dalë me një raport profesional, zyrtar, lidhur me stabilitetin e objektit.

Ndryshe, projekti i Komunës së Drenasit është financuar nga Komisioni Evropian./21Media

Back to top button