Lladrovci priti në takim Sylejman Selimin

Bënë homazhe pranë shtatores së Fehmi e Xhevë Lladrovcit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të premten ka pritur në takim Komandantin e UÇK-së, Gjeneral Sylejman Selimi-Sulltani. Lladrovci ka falënderuar Selimin për vizitën.

Selimi ka uruar kryetarin Lladrovci për detyrën e re dhe ka kujtuar bashkëpunimet që kanë pasur gjatë kohës sa ishin pjesëtarë të UÇK-së dhe TMK-së.

Po ashtu, ata kanë bërë homazhe pranë shtatores së Fehmi e Xhevë Lladrovcit në sheshin e Drenasit, ku edhe ka venë buqeta me lule, pastaj se bashku kanë vizituar edhe kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare, Sylejman Selimi është liruar nga burgu me 25 janar. Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg./21Media

Back to top button