Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, duke i dëshiruar shërim të shpejtë dhe t’i kthehet familjes dhe detyrave të tij të përditshme.

“Virusi i keq ka prekur edhe Albin Kurtin. Uroj që z. Kurti të shërohet sa më shpejtë dhe t’i kthehet familjes dhe detyrave të tij të përditshme. Uroj po ashtu që të gjithë të prekurit nga virusi Covid 19, ta kalojnë pa pasoja. Nuk do nënçmuar virusin, por do mundur me çdo kusht!”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.

Numri total i rasteve pozitive në Kosoovë është 18.626 raste dhe 673 raste të vdekjes./21Media