Llapi po ndjek shembullin e skuadrave evropiane

Llapi po ndjek shembullin e skuadrave evropiane

Klubi Futbollistik “Llapi” është bërë klubi i parë që ka konfirmuar rikthimin ne fushat e blerta. Në fakt skuadra nga “Zahir Pajaziti” synon që ta ndjek shembullin e skuadrave të tjera evropiane të cilat kanë filluar punën në grupe me futbollistë.

Këtë informacion e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit në rrjetin social “Facebook”, teksa ndër të tjerash thuhet që llapjanët janë të përkushtuar në objektivat e tyre për të dalë në Evropë.

“Shefi i shtabit teknik të K.F. Llapi, Tahir Batatina ka përgaditur planprogramin për futbollistët e klubit që të fillojnë sa më shpejt stërvitjet në g rupe sikurse skuadrat tjera evropiane. Llapi ka synim daljen në Evropë dhe këtë qëllim ka gjasa reale për të arritur duke e ditur bagazhin dhe filozofinë e skuadrës gjatë kësaj kohe ku e kemi ruajtur edhe formën fizike të skuadrës me stërvitje ashtu siç e kemi planifikuar së bashku me shtabin teknik dhe skuadrën. Synimet arrihen vetëm të bashkuar si një familje, bashkë do ja dalim”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga KF Llapi.