Është kompletuar sot xhiroja e 28 e Superligës së Kosovës në futboll me dy ndeshjet e fundit ku u ballafaquan Drenica me Prishtinën dhe Llapi me Dritën.

Prishtina ka regjistruar një fitore mjaftë të vështirë por shumë të vlefshme në ballafaqim me Drenicën të cilën e mposhti me rezultat minimal 1-0.

Tre pikët e reja nga kjo ndeshje Prishtinës ia siguroi goli i Kryeziut i realizuar në minutën e 73’ të ndeshjes.

Nga ana tjetër u zhvillua një ndeshje shumë e fortë ndërmjet Llapit dhe liderit të tabelës, Dritës.

U realizuan gjithsejtë gjashtë gola në këtë përballje dhe fitorja i takoi skuadrës nga Gjilani me rezultat 4-2.

Golat për Llapin i realizuan Januzi dhe Sadriu, kurse për Dritën në listën e golashënuesve u regjistruan Shabani me dy gola si dhe Alidemaj dhe Prisley.

Pas kësaj fitoreje ndaj Llapit, Drita mbetet liderë e tabelës me 61 pikë, kurse Prishtina pas triumfit ndaj Drenicës mbetet në vendin e tretë me 57 pikë.