Përfundoi ndeshja ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Djelmoshat e Llapit triumfuan 4-1 në ndeshjen e parë të Superligës. Vendasit, kaluan në epërsi me golin e Elvis Prençit në minutën e tretë të takimit.

Golat i vazhdoi Kastriot Selmani në fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë Ersil Ymeri dhe Valmir Veliu golat tjera.

Me këtë fitore Llapi bën një hap para në klasifikim, duke u renditur përkohësisht në pozitën e pestë të renditjes tabelare me 37 pikë. /21Media