Në një ndeshje shumë të fortë dhe të luftuar deri në sekondën e fundit, Prishtina nuk ia ka arritur që të bëjë përmbysje ndaj Llapit për të kaluar në finalen e kësaj gare.

Rezultati final i ndeshjes kthyese ndërmjet këtyre dy skuadrave ishte 2-2 por ky fitore nuk ishte i vlefshëm për të kaluar më tutje pasi Llapi kishte fituar me rezultat 3-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar para dy javësh në “Fadil Vokrri”.

Gavazaj i dha epërsinë Prishtinës në minutën e pestë nga penalltia, pastaj shifrat i barazoi Januzi dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola, nga një për secilën skuadër. Për Prishtinën shënoi Pefqeli, kurse për Llapin realizoi Muhamet Hyseni

Kështu Llapi do të luajë në finalen e Kupës së Kosovës ndaj skuadrës nga liga e parë, Dukagjini.