Pas mbylljes së sezonit 2019/20 në futbollin e Kosovës, klubet kanë filluar menjëherë të mendojnë për sezonin e ri.

Njëri nga klubet më aktive padyshim se është Llapi, i cili përveç rinovimit të kontratave me disa nga futbollistë kryesorë, ka bërë edhe transferime.

Pas transferimit të mbrojtësit Eglentin Gjonit dhe portierit Loris Kikkri, Llapi ka konfirmuar se ka transferuar mbrojtësin shqiptar, Ardit Peposhit.

“Kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me mbrojtësin e krahut të majtë, Ardit Peposhi”, thuhet në njoftimin e Llapit. /21Media