Kryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovë, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratës së VV-së, e cila ka bërë të ditur se janë provokuar nga LDK gjatë fushatës në Podujevë.

Mustafa ka deklaruar se Llapjanët kanë ditur çdoherë të dallojnë ata që punojnë nga ata që bëjnë zhurmë.

“Zhurmat dhe tollovitë; dhuna dhe mentaliteti arkaik nuk janë veçori e familjeve, e grave, burrave, të rinjëve dhe të rejave të Llapit. Sjelljet dhe mentaliteti i tillë që demonstron LVV dhe kandidati i tyre për kryekomunar nuk na shërbejnë për të mirë, janë degraduese dhe na këthejnë mbrapa”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

I pari i LDK-së tutje ka thënë se Podujeva ka treguar gjithëherë besim për LDK-në , kurse LDK u ka qëndruar besnike qytetarëve të Llapit dhe të Kosovës.

Të nderuar miq,
Takova sot kandidatin për Kryetar të Komunës së Podujevës, z. Nexhmi Rudari, qytetarë dhe veprimtarë…

Posted by Isa Mustafa on Friday, November 27, 2020

 

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje përmes një reagimi ka deklaruar se aktivistët e tyre janë provokuar disa herë për t’u sulmuar më pas siç kanë potencar, “nga banditët e Agim Veliut të cilët të gjendur para humbjes në zgjedhje hedhin shkelmat e fundit”. Sipas VV-së në Podujevë, Isa Mustafa bashkë me Agim Veliun e Nexhmi Rudarin e militantë të tyre të mbledhur para zyreve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë provokuar vazhdimisht aktivistët e LVV-së./21Media