Pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm, ka reaguar menjëherë ky i fundit.

Lleshaj shkruan se po e mbyll detyrën e tij si ministër i Brendshëm me brengë në shpirt për vrasjen e të riut 25-vjeçar.

“Janë këto arsye që më kanë bindur se TANI ËSHTË MOMENTI për të mbyllur një kapitull angazhimi në krye të Ministrisë së Brendshme, me brengë në shpirt për humbjen e padrejtë të jetës së një djali të ri, i qetë për trajtimin e drejtë të ngjarjes dhe krenar për vendosjen e një standardi diametralisht të kundërt me atë të autorëve të 21 janarit 2011. Edhe sot jam përballë dilemës së fillimit, por në një kuptim tjetër. Nëse në fillim e pranova këtë post për të mos treguar dobësi, sot, në rrethanat e krijuara, dobësi do të ishte ngulmimi për të qëndruar.”, thuhet ndër tjerash në letrën e Lleshaj.

Dorëheqja e Lleshajt erdhi pas vrases së 25 vjeçarit Klodian Rasha para banesës së tij nga një polic i Shqipërië. Kjo shkaktoi protesta që nga mbrëmë në Shqipëri duke kërkuar drejtësi për vrasjen e të riut dhe dorëheqjen e ministrit./21Media