Samsung e përshkruan këtë material si tepër të fuqishëm

Samsung e përshkruan këtë material si tepër të fuqishëm

Metal 12 quhet emri i materialit që përveç telefonave, do të përdoret gjithashtu për të bërë orë të zgjuara.

Pajisja e parë, në të cilën përdoret materiali i ri Metal 12, është Samsung Notebook 9 (2018), i cili përmban një lloj të veçantë të magnezit.

Sipas dokumentit të EUIPO (aplikimi për patentë) ky material do të përdoret për të bërë orë të zgjuara, pajisje shtëpiake dhe sidomos telefona celularë.

Samsung e përshkruan këtë material si tepër të fuqishëm. Është treguar edhe në pajisjen e Notebook 9, e cila është tepër e lehtë për një kategori të ekranit (13,3 inç) – vetëm një kilogram.