“Lloji i ri koronavirusit s’është identifikuar ende në Gjermani”
20 Dhjetor 2020
Gjermania nuk ka zbuluar një lloj të ri të virusit korona që është identifikuar në Britani, tha sonte ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.
“Ai (mutacioni) nuk është identifikuar ende në Gjermani”, tha Spahn dhe shtoi se të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe do të pezullohen nga mesnata, raporton Reuters.
“Por sigurisht, ne i marrim raportet nga Britania shumë seriozisht,” shtoi ministri Spahn.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sonte u bëri thirrje anëtarëve të saj në Evropë të “forcojnë kontrollin” për shkak të shfaqjes së një lloji të ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe.