Idalia Kandelas, ilustruese meksikane krijon fotografi që përshkruajnë gratë që jetojnë vetëm dhe dinë të shijojnë kënaqësitë e jetës.

Me vizatimet e saj, Idalia synon të tregojë se ka një ndryshim midis ”të qenit vetëm ” dhe ” të jetuarit vetëm.”

Shpesh na vjen keq për njerëzit që jetojnë vetë, por kush tha që janë të vetmuar apo të pakënaqur?, shkruan Bright Side.

Më poshtë mund të shikoni veprat dhe idetë e Idalia-s./21Media

Mund ta kaloni tërë ditën të veshur me të brendshmet tuaja të preferuara – veshja është opcionale.

Lexoni në çdo pozicion që dëshironi. Nuk ka gjykime për këtë.

Rri në shtrat gjithë mëngjesin dhe shtrihesh për aq kohë sa të duash.

Ndërroni rrobat kudo që ju pëlqen.

Shkoni në banjo pa mbyllur derën dhe ecni zhveshur.

Përdorni qetësinë për të menduar diçka të rëndësishme.

Pini kafe dhe shijoni qetësinë. Askush nuk do t’ju shqetësojë.