Lojtarët e Dortmund-it si Jadon Sancho e Achraf Hakimi kanë kërkuar drejtësi për afro-amerikanin e vrarë George Floyd në këtë javë nga policia amerikane.

Në ndeshejen kundër Paderborn-it, ata kishin shkuar në fanellat e tyre “Drejtësi për George Floyd”, duke iu bashkuar kështu fushatës së disa lojtarëve të tjerë nëpër botë.

Vdekja e 46 vjeçarit Floyd ka shkaktuar protesta masive kundër racizmit në shumë shtete të ShBA-së.

Madje Minnesota dhe Atalanta vendosën zgjatjen e shtetrrethimit edhe gjatë ditës së sotme.

Sistemi i qeverisë në Minnesota ka rënë pre e një sulmi kibernetik mbrëmjen e djeshme.

Guvernatori Tim Walz deklaroi ditën e sotme se sulmi ishte i sofistikuar dhe punohet për të kapur autorët./21Media