Lojtarët e klubit futbollistik Drita u testuan mëngjesin e së shtunës për koronavirus, pasi u konfirmua se një lojtar i këtij ekipi është i prekur me Covid-19. Të gjithë lojtarët që iu nënshtruan testimit kanë dalë negativ.

Këtë e ka konfirmuar klubi përmes një shkrimi në Facebook dhe bëri të ditur se nga sot fillojnë stërvitjet.

“Stafi dhe lojtarët e klubit tonë janë testuar të shtunën në mengjes, ndërsa sonte kemi pranuar rezultatin kga IKSHKP dhe te gjithë kanë rezultuar negativ në testimin për COVID-19

Lajmi i mirë është se te gjithë lojtarët dhe stafi janë me shëndet të përsosur, dhe nga nesër seancat grupore të stërvitjes do të vazhdojnë siç është planifikuar.”, thuhet në njoftimin e klubit./21Media