Brenda pak ditësh pritet ta kryejnë edhe testin e dytë

Brenda pak ditësh pritet ta kryejnë edhe testin e dytë

Dybala dhe Rugani thuajse janë shëruar nga koronavirusi. Sulmuesi argjentinas dhe mbrojtësi italian së bashku me mesfushorin francez, Blaise Matuidi ditë më parë rezultuan pozitiv me koronavirus, por mesa duket Dybala dhe Rugani e kanë hedhur pas krahëve dhe janë shëruar nga ky virus vdekjeprurës.

Kjo nuk mund të thuhet ende me siguri të plotë por siç raporton Gazzetta Dello Sport, testi i parë që kanë kryer dy lojtarët ka rezultuar negativ.

Në ditët e ardhshme dy lojtarët do të kryejnë edhe testin e dytë për të verifikuar nëse janë shëruar plotësisht nga koronavirusi.