Në Komunën e Vushtrrisë dje kanë dalur negativ për koronavirus 40 persona, në mesin e tyre edhe futbollist të klubit të këtij qyteti, FC Vushtrria.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli.

Ai përmes një postimi në Facebook, ku ka bërë të ditur se dje janë kryer 40 testime në këtë komunë, e që kanë rezultuar negativ,

“Afër 40 testime për Covid 19 janë kryer sot për qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, në mesin e tyre edhe futbollistët dhe stafi i Klubit të Futbollit Vushtrria, të gjithë kanë rezultuar negativ”, ak shkruar Meholli. /21Media