Daliu rrezikon burgim

Daliu rrezikon burgim

Federata Shqiptare e Basketbollit dënon incidentin e ndodhur ditën e djeshme (23 nëntor) gjatë ndeshjes Teuta-Tirana në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”.

Në takimin mes Teutës dhe Tiranës, lojtari i kryeqytetasve, Bruno Daliu, godet me grushte dhe shkelma gjyqtarit Jurgen Muho. Ky i fundit, përfundon i gjakosur dhe i shtrirë në tokë.

U desh ndërhyrja e lojtarëve, stafit dhe tifozëve për të ndalur këtë skenë të shëmtuar.

Më tej ndërhynë forcat e policisë të cilët shoqëruan basketbollistin kryeqytetas, Daliu në Rajonin e Policisë së Durrësit. Pas këtij akti skandaloz lojtari i Tiranës rrezikon burgim.

Për këtë ngjare Federata e Basketbollit të Shqipërisë tha se është një sjellje e pa pranueshme.

“Federata Shqiptare e Basketbollit dënon ashpër ngjarjen e shëmtuar të ndodhur të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala. Dhuna barbare e ushtruar nga njëri prej lojtarëve të Tiranës kundrejt njërit prej gjyqtarëve të takimit është krejtësisht e pa përligjur, e pa papranueshme dhe thellësisht e dënueshme”, thuhet në njoftimin e FBK-së

Ditën e hënë do të mblidhet Komisioni i Disiplinës në FSHB për të vendosur mbi këtë ngjarje./oranews