Mbrojtësi i Vhelseat Antonio Rudiger ka refuzuar ofertat e Tottenhamit dhe West Ham Unitedit në orët e fundit të afatit kalimtar veror.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, trajneri Frank Lampard e kishte njoftuar lojtarin se ai nuk e sheh si pjesë të planeve të tij këtë edicion.

“Spurs” dhe “Hammers”, së bashku me Paris Saint-Germain, Barcelona, AS Roma dhe Milan, ishin lidhur me shërbimet e 27 vjeçarit, por largimi i tij nga “Stamford Bridge” nuk u konkretizua.

Mësohet se lojtari kishte biseduar në telefon me Jose Mourinhon dhe ishte pajtuar me një kalim te Tottenhami, por në fund e refuzoi për shkak të rivalitetit mes dy klubeve londineze.

Tani, lojtari i ka mbetur që të kërkoj një klub të ri të cilit mund t’i bashkohet në afatin kalimtar të muajit janar 2021.