Eder Militao ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet që Real Madridi i ka bërë para ballafaqimit me Interin të Martën në Ligën e Kampionëve.

Qendërmbrojtësi nga Brazili sipas rregullave nga UEFA duhet tëbrezultoj negativ së paku gjashtë orë para fillimit të ndeshjes, për ndryshe e humb takimin e rëndësishme të Ligës së Kampionëve.

Militao do t’i shtohet listës së mungesave të trajnerit Zinedine Zidane e cila tashmë përbëhet nga Carvajal, Odriozola dhe Nacho.

Lucas, Varane, Ramos, Mendy dhe Marcelo janë mbrojtësit e vetëm në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane.