Hernandez ka pasur paraqitje të bukura këtë sezon

Hernandez ka pasur paraqitje të bukura këtë sezon

I blerë nga Reali i Madridit për shifrën e 20 milionë eurove verën e kaluar, mbrojtësi francez Thoe Hernandez ishte një nga zbulimet më të bukura të Milanit këtë sezon, pasi me paraqitjet e tij ka bërë për vete publikun kuqezi dhe jo vetëm.

Plot 25 ndeshje  fushë, 6 gola të shënuar, garanci  fazën mbrojtëse dhe inkursione pa fund  krahun e majtë, janë shifrat e mbrojtësit, që i ka dhë garanci Milanit këtë sezon me performancën e tij.

Pikërisht për këtë arsye, shumë klube europiane kanë piketuar talentin francez, ndërsa së fundi është Paris Saint Germain që po provon të negociojë me kuqezinjtë, për ta marrë  kryeqytet mbrojtësin, për një shifër prej afërsisht 40 milionë eurosh.

Nga Parisi pritet të largohet Kurzawa dhe vendin e lë bosh, drejtuesit e PSG-së duan t’ia besojnë pikërisht Hernandez, ndërsa te Milani do të ishin të lumtur të arkëtonin një shifër prej 40-50 milionë eurosh për një mbrojtës, pasi do të mund të investonin  objektiva të tjerë të mërkatos.