Një qytetar i Gjilani ka shfrytëzuar lokalin e tij për veprimtari të jashtëligjshme. Siç njofton Policia e Kosovës, në lokal janë hasur 6 persona duke luajtur bastore.

“Me urdhër të prokurorit nga lokali janë sekuestruar tre televizorë, tri shtëpiza të kompjuterit, tre monitorë.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit (pronarit të lokalit) i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./21Media