Lola dhe Dauti duke u puthur, ky është urimi i Anitës për motrën
12 Qershor 2019
Lola sot mori urime të shumta
Lola sot mori urime të shumta
Gruaja e deputetit të njohur kosovar, Daut Haradinajt, Lola sot feston ditëlindjen. Me rastin e ditëlindjes së 32-të, Lola mori urime të shumta.
Përveç urimit të veçantë të bashkëshortit, Lola urim të bukur mori edhe nga motra e saj, Anita Muçaj-Haradinaj, shkruan rtv21.tv
Moderatorja e njohur, e cila është edhe bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt me një fotografi të bukur uroi motrën për ditëlindje.
Përmes një imazhi të hedhur në instastory, në të cilin Lola dhe Dauti shihen duke u puthur, Anita uroi Lolën në ditën e saj të veçantë.
Nga martesa shumë vjeçare, çifti Haradinaj kanë djalin, Davidin dhe vajzën, Trojën.
Dauti është vëllai i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt, ndërsa Lola është motra e gruas së kryeministrit, Anita Muçaj-Haradinajt./21Media