Këngëtarja amerikane, Jennifer Lopez, javën e kaluar i dha fund fejesës dy vjeçare me Alex Rodriguez, por siç duket kjo nuk e ka shqetësuar fare, pasi po gjen mbështetjen e ish-bashkëshortit të saj, njëherit babain e fëmijve të saj, Marc Anthony.

Një burim tha per People Magazine, “Jennifer është mirë. Po vazhdon xhirimet në Republikën Domenikane. Fëmijët e kanë vizituar dhe po e bëjnë të lumtur atë. Jennifer dhe Marc kanë një marrëdhënie të mirë bashkë. Duke pasur atë rreth vetes këto kohë, e ka bërë këngëtaren të ndjehet më rehat”.

Jennifer dhe Marc e kanë mbajtur një kontakt të shëndoshë mes vete edhe pas divorcit.

E gjitha kjo erdhi pasi Jennifer i dha fund romancës së saj të fundit me Alex Rodriguez sepse nuk mund t’i besonte atij dhe se kishte shumë çështje të pazgjidhura në lidhjen e tyre.

Për ndarjen e Jennifer dhe Alex kishte zëra që nga marsi, por jo diçka e konfirmuar nga ta deri javën e kaluar, ku u prononcuan të dy se janë më mirë si shokë, duke shtuar kështu se do të fokusohen më shumë në fëmijët e tyre./21Media