Reperja e njohur Loredana Zefi sot feston ditëlindjen. Shënimi i këtij 25 vjetori për të ishte i veçantë pasi që mori dhurata edhe në emër të vajzës së saj Hanës.

Një tortë me imazhin e të bijës dhe mbishkrimin “Urime ditëlindjen Nona”, ka emocionuar reperen e cila nuk ka hezituar ta shpreh dashurinë për të bijën, shkruan portali rtv21.tv

Ndërkohë që nuk kanë munguar as dhurata nga më të dashurit e saj të cilat Loredana i bëri publike.

Kjo ditëlindje Loredanën e gjeti në kulmin e karrierës së saj, më shumë këngë të shndërruara në hite, shumica e tyre në gjuhën gjermane./21Media