Reperët Mozzik dhe Loredana janë ndër më të pëlqyerit në zhanrin e muzikës që kultivojnë. Ata ishin në lidhje dashurie, e nga kjo lidhje kanë një vajzë Hanën. Megjithatë në vitin e kaluar çifti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, përcjell portali rtv21.tv

Dyshimet se Loredana dhe Mozziku janë ribashkuar lindën në muajin shtator të këtij viti.  Por, duket se këto dyshime janë të vërteta, pasi që sot Loredana zbuloi se ajo mbanë mbiemrin Aliu, mbiemrin e Mozzikut.

Këtë ajo e bëri të ditur përmes një fotografie të biletës, të cilën e fotografoj para nisjes për në Stamboll./21Media