Në projektin e ri Loredana mesazh direkt Mozzikut

Në projektin e ri Loredana mesazh direkt Mozzikut

Loredana Zefi mbrëmë ka publikuar projektin e saj më të ri me titull “Angst”, që në shqip do të thotë “Frikë”.  Teksti i kësaj kënge ka të bëjë me komentet e emrit të saj në media që bëhen çdo ditë.

Në një pjesë të këngës “Angst” Loredana ka përmendur edhe babain e vajzës së saj, reperin e njohur Mozzik, e cila ka përçuar mesazh te ai  duke i thënë të relaksohet në krejt këtë situatë.

“Dhe Mozik, ti je baba i vajzës sime, andaj lini komentet e juaja dhe qetësohuni. Kurrë nuk do të kisha tërheq në baltë babin e fëmijës sime sepse ka diçka si kujdes në rritjen e fëmijës dhe respekt“, thuhet në një pjesë të këngës.

Pasi që kënga është në lidhje me lajmet për skandalet e Loredanës, në klipin e këngës është reperi i njohur Zuna për të cilin disa herë në media është raportuar se dyshja janë në lidhje dashurie.

Rreth raportit të tyre së fundmi është deklaruar Zuna. Ai në Instagram ka publikuar një fotografi me Loredanën, të realizuar në mbrëmjen kur ajo mori çmimin në “Swis Music Act”. Reperi në gjuhën gjermane ka shkruar se mes dyshes ka raporte të mira dhe se ata vazhdojnë të punojnë për projekte të reja, duke e theksuar se dihet të ardhmes. Madje ai ka theksuar se Loredana është një nënë beqare dhe duhet pasur respekt për të. /21Media