Loredana nominohet përsëri për çmimin “Artistja më e mirë zvicerane” në MTV EMA

Rep-artistja kosovare, Loredana Zefi, për të katërtin vit radhazi, është nominuar për çmimin “Artistja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards.
MTV në Gjermani ka publikuar në Instagram një fotografi të Loredanës, ku i inkurajon fansat ta mbështesin atë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MTV Germany (@mtvgermany)


Reperja dy herë e ka fituar këtë çmim, në vitin 2019 dhe në vitin 2020.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe aktori e regjisori fitues i çmimeve Oscar dhe Grammy, Taika Waititi do të prezantojnë MTV European Music Awards (EMA-s) 2022.
Çmimet do të transmetohen drejtpërdrejt nga Düsseldorf, Gjermani më 13 nëntor, në MTV në më shumë se 170 vende dhe në Pluto TV në territore të zgjedhura në të gjithë SHBA-në, Amerikën Latine dhe Evropë dhe Comedy Central në Gjermani./21Media

Back to top button